Rama: Atmosferë kuqezi në çdo hyrje të Shqipërisë

Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka shpërndarë një video në të cilën shihet atmosfera e festës në çdo pikë kufitare të Shqipërisë.

Për nder të Ditës së Flamurit e Pavarësisë së Shqipërisë, dhjetëra qytetarë shihen në video duke vallëzuar dhe shënuar këtë datë.

“Atmosferë kuqezi në çdo hyrje të Shqipërisë, nga Morina në Kakavijë”, ka shkruar ai. /Kosova.info/


Go to TOP