Distria Krasniqi e bronztë

Distria Krasniqi fiton medaljen e bronztë në Abu Dhabi Grand Slam 2025 në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Distria ishte e lirë në xhiron e parë, në të dytën mposhti me Yuko, Karina Efimova nga Rusia.

Në çerekfinale ajo mposhti me Wazaari, Gefen Primo nga Izraeli.🇮🇱 Në gjysmëfinale humbi me Yuko nga Reka Pupp nga Hungaria.

Për medaljen e bronztë, Krasniqi mposhti me 3 Yuko, Naomi Van Krevel nga Holanda.

Krenarë për ty Distria! Një medalje bronzi që digjet si flakë në Ditën e Flamurit! /Kosova.info/


Go to TOP