Rama uron 28 Nëntorin: Kjo ditë na thërret për bashkim, përgjegjësi dhe punë për të ardhmen tonë
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka uruar të gjithë shqiptarët me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit duke theksuar rëndësinë historike dhe shpirtërore që kjo datë mbart për kombin shqiptar.
Në urimin e tij, Rama u shpreh se 28 Nëntori është një ditë që i bashkon shqiptarët kudo që jetojnë duke rikujtuar historinë, gjuhën dhe idealin e përbashkët kombëtar. Ai theksoi se sot, më shumë se kurrë, kjo ditë duhet të shërbejë si thirrje për unitet dhe përgjegjësi të shtuar.
“Sot, më shumë se kurrë, kjo ditë na kujton se jemi një komb, me një histori, një gjuhë dhe një ideal të përbashkët,” deklaroi Rama duke shtuar se angazhimi dhe puna për të ardhmen e fëmijëve duhet të jetë prioritet i çdo qytetari dhe institucioni.
Në fund, ai uroi të gjithë shqiptarët kudo që janë: “Gëzuar 28 Nëntorin!”. /Kosova.info/
