Kurti pret drejtuesit evropianë të shahut: Kosova nikoqire e Kampionatit Evropian Rapid & Blitz për herë të parë

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti Kryetarin e Unionit Europian të Shahut, Zurab Azmaiparashvili, së bashku me Kryetarin e Federatës Mediterane të Shahut dhe njëkohësisht Kryetar i Federatës Shqiptare të Shahut, Erald Dervishi, të shoqëruar nga Kryetari i Federates të Shahut të Kosovës, Armend Budima. 

Takimi u zhvillua me rastin e organizimit të Kampionatit Evropian të Shahut në Rapid & Blitz, i cili për herë të parë do të mbahet në Kosovë.

Diskutuan gjithashtu për mundësinë e përfshirjes së shahut në Lojërat Mesdhetare, të cilat do të organizohen në Kosovë në vitin 2030. 

Udhëheqësi i Unionit Europian të Shahut e falënderoj Qeverinë e Kosovës për përkrahjen e vazhdueshme për lojën e shahut dhe për zhvillim e saj në Republikën e Kosovës. /Kosova.info/


Go to TOP