Rama akuzon VV-në: Natën punon kundër qytetarëve, ditën shitet si e shqetësuar për ta
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar ashpër ndaj Lëvizjes Vetëvendosje duke e akuzuar se po vepron kundër interesave të qytetarëve ndërkohë që publikisht paraqitet si mbrojtëse e tyre. Në një deklaratë të publikuar sot, Rama tha se veprimet e VV-së karakterizohen nga mashtrim dhe hipokrizi.
“Kjo është Vetëvendosja! Natën punon kundër qytetarëve të vet, ditën del e thotë se po shqetësohet për shëndetin e tyre,” u shpreh Rama duke nënvizuar se qytetarët nuk duhet t’i harrojnë veprimet e kësaj partie në proceset vendimmarrëse të javëve të fundit.
Ai shtoi se, sipas tij, sjelljet e tilla të Vetëvendosjes do të dalin në shesh dhe do të marrin përgjigjen e merituar nga qytetarët. “Mbani n’mend krejt mashtrimet e hipokrizia qishtu kanë me ju dal! E vërteta vonon po nuk harron,” deklaroi kryetari i kryeqytetit. /Kosova.info/
