Çeku: 4.5 milionë euro për stadiumin e Drenasit – Kosova po ndërton infrastrukturën moderne për Lojërat Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë i Kulturës, i Rinisë dhe i Sportit, Hajrulla Çeku, ka bërë të ditur se Stadiumi i Qytetit në Drenas do të përfundohet në tërësi falë një investimi të ri të qeverisë. Ai ka njoftuar se MKRS ka ndarë 4.5 milionë euro për projektin, ndërsa Komuna e Drenasit do të kontribuojë me 900 mijë euro shtesë.

Në kuadër të përgatitjeve për Lojërat Mesdhetare 2030, Çeku tha se Kosova po ndërton një nga infrastrukturat më të avancuara të futbollit në rajon, duke theksuar se ky investim është pjesë e planeve të gjera për modernizimin e sportit dhe zhvillimin lokal.

Ministri, bashkë me kryetarin e Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, vizituan nga afër punimet në stadium, ku panë progresin dhe fazat aktuale të ndërtimit.

“Puna vazhdon, në çdo cep të Republikës, me seriozitet e përkushtim”, theksoi Çeku, duke garantuar se projekti do të sjellë përfitime të mëdha për sportistët dhe komunitetin lokal. /Kosova.info/


Go to TOP