Samadrexha mposht Prishtinën, Istogu fiton ndaj Terezës

Të martën janë zhvilluar dy ndeshje të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.

Në kuadër të xhiros së nëntë Samadrexha e mposhti Prishtinën në kryeqytet.

Ndeshja në Pallatin e Rinisë përfundoi me rezultat 37:27 për samadrexhaset. Jennifer Toledo dhe Vitoria de Paula Oliveira ishin më efikaset te Samadrexha me nga shtatë gola. Arona Krasniqi e Erza Tafilaj i shënuan nga pesë.

Te Prishtina nga tetë gola i shënuan Celine Tolno Sia dhe Burneta Rama. Katër i kishte Angelika Luberecka.

Samadrexha i ka fituar tetë ndeshjet e deritashme dhe udhëheq me 16 pikë. Prishtina është e gjashta me gjashtë pikë nga tetë ndeshje.

Në Obiliq u luajt ndeshja e mbetur e xhiros së tetë mes Istogut dhe Terezës. Kampioni në fuqi, Istogu, fitoi me rezultat 37:28. Suzana e Dijana Ujkiq i shënuan nga dhjetë gola për Istogun.

Kaltrina Paci i shënoi tetë gola për Terezën, kurse pesë i shtoi Melike Ipçi.

Istogu është i dyti me 14 pikë nga tetë ndeshje. Tereza është e pesta me tetë pikë nga tetë ndeshje. /Kosova.info/


Go to TOP