Publikohet lista e Kosovës U17 për IHF Trophy për zonën evropiane

Në vendin tonë do të mbahet një tjetër ngjarje e rëndësishme ndërkombëtare e hendbollit. Bëhet fjalë për IHF Trophy për zonën evropiane për hendbollistet e grupmoshës U17 dhe U19.

Kampionati për U17 mbahet prej 26 deri më 30 nëntor.

Kosovën U17 në këtë ngjarje do ta udhëheqë Faruk Shala, që në shtab teknik i ka Fatmire Bashollin e Nexhdet Dobroshin.

Kryetrajneri Shala e ka shpallur listën e hendbollisteve të ftuara. Grumbullimi është të shtunën në Prishtinë.

Te 17-vjeçaret do të garojnë Kosova, Azerbajxhani, Belgjika, Bullgaria dhe Britania e Madhe. Kampionati për grupmoshën U19 mbahet prej 2 deri më 6 dhjetor.

Ndeshjet për të dy grupmoshat zhvillohen në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Ngjarja është kualifikuese për Botëror.

Lista e lojtareve:

Adea Sopjani, Abo IFK (FIN)

Ardiola Surdulli, KHF Samadrexha

Artenisa Bytyçi, KHF Istogu

Aurea Konjuvca, Frisch auf Göppingen (GER)

Diona Zhegrova, KHF Ferizaj

Elisa Gjikolli, KHF Shqiponja

Eliza Shabani, KHF Vushtrria

Elona Zeneli, BK Heid (SWE )

Elsa Shala, KHF Istogu

Era Shaljani, KHF Prishtina

Klea Kelmendi, KHF Besa

Laureta Krasniqi, Oppsal Handballklubb (NOR)

Learta Gashi, KHF Tereza

Melisa Sefa, KHF Shqiponja

Rina  Bytyçi, KHF Istogu

Rinesa Jashari, KHF Vushtrria

Rita Hasanaj, KHF Istogu

Samanda Konjuhaj, KHF Besa

Shtabi teknik:

Faruk Shala, Kryetrajner

Fatmire Basholli, Trajnere

Nexhdet Dobroshi, Trajner i portiereve

Serbeze Gashi, Fizioterapeute /Kosova.info/


Go to TOP