Në deponë e mobilieve dëmi, sipas pronarit, arrin rreth 20 milionë euro
Gjatë ditë së sotme në Ferizaj është përfshirë nga flakët një depo e mobileve. Dëmi i shkaktuar sipas pronarit dyshohet të jetë rreth 20 milionë euro. Ekipet e zjarrfikësve të Ferizajt por edhe nga komunat e tjera kanë ndihmuar që zjarri të shuhet dhe të mos përhapet.
Zymri Krasniqi, komandat i Zjarrfikësve në Ferizaj theksoi se “Me të gjitha forcat dhe mekanizmat që kemi, kemi dal në vendin e ngjarjes. Jemi munduar në mënyrën maksimale që zjarrin ta lokalizojmë deri në këto momente asistencë kemi kërkuar edhe nga komunat e tjera sepse zjarri është i madh në ketë objekt”,.
Dëmet materiale konsiderohen të mëdha por fatmirësisht pasoja në njerëz nuk ka.
“Në moment ka eksplodua diçka u kallë besojë që prej rrymës, por nuk jam i sigurt. Dëmet materiale janë diku 15 milion euro që ka qenë malli aty brenda në depot tona që diku 9 mijë metra katrorë plis kostoja e ndërtimit diku rreth 20 milionë euro”, tha Bedri Lohaj, pronar.
Policia tha se hetimet lidhur me shkaqet e këtij zjarri janë duke u zhvilluar.
