Arrestohen babë e bir në Gjakovë, u rrahën me njëri-tjetrin
Janë arrestuar dy persona, babë dhe bir, pasi janë përleshur fizikisht mes vete në Gjakovë, të mërkurën.
Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se përleshja fizike erdhi pas një mosmarrëveshjeje.
Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
