Kosova U21 e mbyll baras pjesën e parë në Finlandë
Pjesa e parë e ndeshjes mes Kosovës U21 dhe Finlandës U21 është mbyllur me rezultatin 0-0.
Finlanda ka pasur një dominim të lehtë në lojë, duke krijuar më shumë raste dhe duke e shtyrë Kosovën të mbrohej me kujdes, por pa arritur të shënojë.
Të dy skuadrat kanë ende në dispozicion një pjesë të dytë të plotë.
Ndeshja është në kuadër të kualifikimeve për Euro 2027.
Aktualisht, Kosova U21 renditet në vendin e tretë në grup, pas Spanjës dhe Finlandës. Më poshtë në tabelë qëndrojnë Qipro dhe San Marino.
