“Qyp atje”, burri i Albulena Haxhiut me gjuhë fyese ndaj ankuesve për fletëvotimet me gabime në Mitrovicë
Anëtari i VV-së në KQZ, Alban Krasniqi, ka eskaluar me gjuhë fyese ndaj atyre që janë ankuar për fletëvotimet me numra serik tw gabuar në raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar të Mitrovicës së Jugut.
Krasniqi, i cili është burri i ish-ministres së Dretësisë, Albulena Haxhiu, u është drejtuar me gjuhë të ulët atyre që janë ankua për këtë proces.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai u është drejtuar aty me shprehjen “qyp atje”.
“Jo po numrat serik në fletëvotime, jo po logjikonomia. Qyp atje!”, ka shkruar Krasniqi.
