14-vjeçarja plagoset me thikë nga 12-vjeçari në shkollë në Prizren

Një vajzë 14-vjeçare është plagosur me mjet të mprehtë nga një nxënës 12-vjeçar gjatë një mosmarrëveshjeje në një shkollë fillore në Prizren.

Lajmi është konfirmuar për RTKlive nga zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Më datë 17.11.2025, rreth orës 12:55, është raportuar për një mosmarrëveshje mes dy të miturve në një shkollë fillore në Prizren, gjatë së cilës njëri prej tyre ka përdorur mjet të mprehtë duke e plagosur tjetrin,” tha Bytyqi.

Ai bëri të ditur se viktima, një vajzë 14-vjeçare, është dërguar në Emergjencën Spitalore të Spitalit Rajonal të Prizrenit për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari 12-vjeçar është sjellë në stacionin policor nga familjarët.

“Me të janë marrë hetuesit e delikuencës së të miturve. Të dy janë nxënës të shkollës së njëjtë. Rasti është në trajtim,” shtoi Bytyqi.


Go to TOP