Basha: Pas Shqipërisë, edhe Kosova siguron play-off – lojë e shkëlqyeshme nga djelmoshat tanë
Kryeparlamentari Dimal Basha ka reaguar pas arritjes së madhe të Kosovës, e cila ka siguruar play-off-in për Botërorin 2026. Ai e ka vlerësuar këtë sukses si historik dhe ka theksuar se ky është një moment krenarie për të gjithë qytetarët e vendit.
“Pas Shqipërisë, edhe Kosova siguron play-off në botërorin 2026! Lojë e shkëlqyeshme nga djelmoshat tanë!”, ka shkruar Basha duke i uruar futbollistët për paraqitjen e jashtëzakonshme dhe shpirtin garues që shfaqën në fushë. /Kosova.info/
