Rama: Fitorja ndaj Sllovenisë – mesazh shprese dhe besimi për gjithë Kosovën

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas fitores së Kosovës ndaj Sllovenisë duke e cilësuar ndeshjen si shumë më tepër sesa një rezultat sportiv. Sipas tij, triumfi i djemve dardanë është një mesazh i fortë shprese, motivimi dhe uniteti për të gjithë vendin.

“💥💥Çfarë Ekipe💥💥💙💙💙 Fitorja e Kosovës ndaj Sllovenisë është më shumë se një rezultat sportiv, është një mesazh shprese dhe besimi për të gjithë ne,” tha Rama duke theksuar se paraqitja e ekipit kombëtar dëshmon se sukseset e mëdha arrihen kur punohet me zemër dhe qëllim.

Ai shtoi se djemtë e Kosovës edhe një herë treguan karakter, vendosmëri dhe profesionalizëm duke dhuruar një natë të paharrueshme për tifozët dhe gjithë qytetarët e vendit.

“Ekipi ynë na tregoi edhe një herë se kur punojmë me zemër dhe qëllim, arritjet e mëdha janë të pashmangshme. Urime djemve tanë dhe gjithë vendit për këtë natë të paharrueshme,” përfundoi kryetari Rama. /Kosova.info/


Go to TOP