LDK konfirmon fitore bindëse në Junik, Ruzhdi Shehu falënderon mërgatën
Ruzhdi Shehu, kryetar dhe kandidat i LDK-së në Junik, ka shpallur fitoren e partisë pas publikimit të rezultateve të votave të mërgatës nga KQZ, ku LDK-ja ka fituar me rreth 62% të votave.
Me votat përfundimtare, diferenca e LDK-së me koalicionin “Agron Kuçi, Jetmir Tofaj & Le Prof. de Paris Nezir Kraki” arrin rreth 550 vota duke rrëzuar pretendimet për “300 vota” të supozuara dhe duke vërtetuar bindshëm suksesin e tyre.
Shehu falënderoi qytetarët e Junikut dhe mërgatën për besimin e tyre duke theksuar se qëndrimi i tyre i qetë përballë shpifjeve dhe sulmeve ishte i bazuar në bindjen se e vërteta dhe e drejta do të triumfonin.
Ai siguroi se tani, i bashkuar me qytetarët, do të punojnë edhe më shumë për të gjithë junikasit, pa dallim bindjesh politike duke shtuar: “Urime Juniku im. Vazhdojmë +4 me ndershmëri dhe duar të pastërta.” /Kosova.info/
