Fitorja e Vitisë, Sokol Haliti falënderon qytetarët dhe mërgatën

Sokol Haliti ka shpallur fitore në Vitia duke falënderuar qytetarët dhe mërgatën për besimin e dhënë. Ai theksoi se votat e mërgatës, të personave me nevoja të veçanta dhe votat me kusht vulosën përfundimisht suksesin e tij.

“Vullneti juaj foli edhe më fuqishëm duke e mbyllur këtë kapitull me dinjitet, vendosmëri dhe me besim të madh në punën tonë,” u shpreh Haliti.

Ai shprehu mirënjohje të veçantë për mërgatën duke theksuar se edhe larg vendit ata mbajnë Vitinë në zemër dhe e kthyen këtë fitore në një mesazh të qartë: puna, përkushtimi dhe serioziteti triumfojnë mbi gjithçka tjetër.

Haliti falënderoi gjithashtu çdo qytetar, çdo familje dhe çdo të ri e të reje që mbështeti programin e tij. Ai premtoi se tani do të ecin më të fortë dhe më të bashkuar duke dhënë vetëm punë dhe rezultate për qytetin e Vitisë.

“Përpara, me dinjitet, me punë dhe me vendosmëri të palëkundur!”, përfundoi ai. /Kosova.info/


Go to TOP