Distria Krasniqi fiton medaljen e artë në Grand Prix Zagreb 2025
Federata e Xhudos e Kosovës me krenari njofton se Distria Krasniqi ka triumfuar në Grand Prix Zagreb 2025, duke fituar medaljen e artë.
Në xhiron e parë, Distria ishte e lirë, ndërsa në të dytën mposhti me Ippon Amanda Lima nga Brazili 🇧🇷. Në çerekfinale, ajo fitoi me Ippon ndaj Blandine Pont nga Franca 🇫🇷, dhe në gjysmëfinale triumfoi përsëri me Ippon kundër Gaia Stella nga Italia .
Në finale, Distria Krasniqi mposhti me Ippon Reka Pupp nga Hungaria 🇭🇺, duke siguruar kështu medaljen e artë për Kosovën.
“Faleminderit për emocionet e jashtëzakonshme, Distria! Ne jemi krenarë me ty!”, thotë Federata e Xhudos e Kosovës. /Kosova.info/
