​Formacionet Andorrë-Shqipëri

Shqipëria sonte nga ora 20:45 do të luajë finalen e saj si mysafire me Andorrën, për të siguruar një vend në play-off për Kampionatin Botëror të futbollit vitin e ardhshëm në SHBA, Meksikë e Kanada.

Kuqezinjtë duhet patjetër të shënojnë fitore për të mbajtur vendin e dytë në grupin K, ku aktualisht kanë 11 pikë, shtatë më pak se lideri Anglia.

Tre luanët ndërkaq luajnë sonte nga 20:45 kundër Serbisë në Londër dhe nëse do të shënojnë fitore, atëherë vendi i dytë në grup do të sigurohet nga kuqezinjtë.

Kujtojmë, Anglia prin në grup me 18 pikë, Serbia renditet e treta me 10 pikë, Letonia e katërta me 5 pesë dhe Andorra e fundit me vetëm një pikë.

Formacionet zyrtare:

Shqipëria: Strakosha, Mitaj, Ajeti, Gjymshiti, Hysaj, Laçi, Asllani, Shehu, Hoxha, Manaj dhe Broja.

Andorra: Ruiz, Borra, Llovera, Olivera, San Nicolas, Rodrigo, Babot, De las Heras, Cervos, Rosas dhe Lopez.


Go to TOP