Kryesia e LDK-së në Obiliq refuzon dorëheqjen e Xhafer Gashit
Kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Obiliq, Xhafer Gashi, ka bërë të ditur se Kryesia e Degës nuk e ka pranuar dorëheqjen e tij nga pozita e kryetarit.
Pas mbledhjes së mbajtur me kërkesë të Kryesisë, Gashi tha se vendimi është marrë njëzëri duke theksuar mbështetjen dhe besimin që anëtarët i kanë shprehur për punën e tij ndër vite.
“I falënderoj nga zemra secilin anëtar të Kryesisë për mbështetjen, respektin dhe besimin e treguar. Unë do të vazhdoj t’i qëndroj besnik misionit tonë të përbashkët,” ka deklaruar Gashi.
Ai shtoi se rrugëtimi i tij në LDK do të vazhdojë “me unitet, dinjitet dhe përkushtim.” /Kosova.info/
