Aksident në Vrellë të Istogut, nëntë persona të lënduar

Në Spitalin e Pejës janë pranuar nëntë persona, si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në Vrellë të Istogut.

Dy prej tyre janë dërguar për trajtim në QKUK, njëri prej të cilëve ndodhet në gjendje të rëndë. Pesë pacientë, pas trajtimit në Pejë, janë liruar për në shtëpi.

Ekipet mjekësore të spitalit kanë ofruar menjëherë ndihmën e nevojshme dhe trajtimin profesional për të gjithë të lënduarit.


Go to TOP