Miftaraj: Me hajna nuk bohet shteti, me hajna juve ju trashet kuleta
Ehat Miftaraj nga KDI ka reaguar ndaj fushatës elektorale duke ironizuar thirrjet për “virtyt” dhe “dinjitet” që po bëhen në prag të balotazhit.
“Votone njeriun me virtyte. Votone njeriun që ka me ia kthy dinjitetin qytetit. A njeriu në fjalë subjekt i një numri të madh të lëndëve për korrupsion masiv,” ka shkruar Miftaraj duke aluduar në kontradiktat mes fjalëve dhe veprimeve të disa kandidatëve politikë.
Ai shtoi me tone kritike se “virtytet dhe dinjitetin këta po i matin me pozitat që iu premtohen, me tender njëburimor ose ndonjë privilegj që ua sjell pushteti tek dera.”
Në fund, Miftaraj theksoi: “Me hajna nuk bohet shteti. Me hajna juve ju trashet kuleta.” /Kosova.info/
