Ferizaj: E dashura godet me thikë partnerin pas një zënke
Një grua shtetase e Serbisë është arrestuar në Ferizaj pasi e ka plagosur me thikë të dashurin e saj pas një mosmarrëveshjeje, shkruan Kosova.info.
Ngjarja ndodhi në orët e paradites më 6 nëntor.
Viktima mori trajtim mjekësor, ndërsa e dyshuara u dërgua në mbajtje me vendim të prokurorit./Kosova.info/
