Mehmetaj: Na mbyllën faqen e Vox Kosova, por do ta hapim 100 herë nëse duhet!
Gazetari Lirim Mehmetaj ka reaguar ashpër pas mbylljes së faqes së “Vox Kosova” në Facebook duke e cilësuar këtë si pjesë të një vale sulmesh të organizuara ndaj tij dhe platformës së tij mediale. Mehmetaj ka bërë të ditur se edhe më parë ishte mbyllur faqja në TikTok, ndërsa tani edhe ajo në Facebook është bllokuar.
“Pas sulmeve të parreshtura të beretave të kuqe, na është mbyllë faqja e Vox Kosova në Facebook. E para ca ditësh na e mbyllën edhe në TikTok. Meqë fizikisht nuk më eliminojnë dot, as mu afru nuk guxojnë, kaq po munden me bë, kaq po bëjnë”, ka shkruar Mehmetaj.
Ai ka paralajmëruar se mbylljet nuk do ta ndalin aktivitetin e tij mediatik:
“Faqen e kthejmë, e hapim të re, e mbyllni, e hapim prapë. Qoftë edhe 100 herë nëse e bëni, edhe 100 herë e kthejmë.”
Sipas tij, përpjekjet për ta ndalur zërin e Vox Kosova janë të organizuara edhe jashtë vendit:
“Si informacion, kanë angazhuar njerëz edhe në Shqipëri. Prapë kot e keni. S’ju krynë punë as ‘shipecat rebele’.”
Në fund të reagimit, Mehmetaj theksoi se Vox Kosova do të vazhdojë të publikojë informacione dhe fakte për qytetarët, ndërsa ndaj atyre që përpiqen ta heshtin dha një përgjigje të prerë:
“Për krejt qytetarët, veç informacione e fakte. Për ju, veç gishtin e mesëm. Hajna t’gubt. S’ju ka ra juve me u ballafaqu hala me vullnetin e hekurt të patriotëve të vërtetë.” /Kosova.info/
