Shahini: Programi i Çekut është betejë për pushtet, jo për qytet
Kandidatja për kryetare të Prishtinës nga PSD-ja, Besa Shahini, ka komentuar fushatën për balotazhin në kryeqytet duke kritikuar mënyrën e menaxhimit të qytetit nga kryetari aktual Përparim Rama dhe programin e kandidatit të VV-së, Hajrullah Çeku.
Shahini thekson se programi i VV-së nuk ofron zgjidhje të guximshme për problemet reale të qytetit duke përmendur sektorët e arsimit, banimit dhe trafikut. Sipas saj, propozimet e Çekut janë më shumë për të zgjeruar pushtetin e VV-së se sa për të përmirësuar jetën e qytetarëve.
“Balotazhi është për pushtet, jo për qytet, dhe si i tillë nuk duhet të mbështetet në Prishtinë,” deklaroi Shahini duke bërë thirrje për një qasje që vendos interesin e qytetit përpara interesave politike. /Kosova.info/
