Shehu: Asnjë rrugë në Junik nuk do të mbetet e paasfaltuar
Kryetari i Junikut dhe kandidat për kryetar, Ruzhdi Shehu, ka bërë të ditur se punimet për asfaltimin e rrugëve në Junik po vazhdojnë pa ndërprerje. Sipas tij, ditën e sotme janë përfshirë lagjet Berishë, Krasniq dhe 7 Shtatori, ndërsa shumë rrugë të tjera do të asfaltohen së shpejti.
Shehu theksoi se infrastruktura është parakusht për jetën dhe mirëqenien e banorëve dhe se, me përkushtim dhe bashkëpunim me mërgatën, LDK synon të kompletojë tërësisht rrugët e Junikut duke kompensuar ngecjet e 12 viteve të qeverisjes së kaluar dhe duke transformuar komunën në një qytet modern.
Ai bëri thirrje për unitet dhe mbështetje në votime duke përdorur sloganin: #LDK113 | #JunikuPërtej. /Kosova.info/
