Gjyqtari kosovar Istref Elezaj në skenën evropiane

Në Sofje të Bullgarisë, gjyqtari i mirënjohur kosovar Istref Elezaj referoi si gjyqtar i parë ndeshjen kthyese të CEV Volleyball Challenge Cup 2026 (femrat), ndërmjet skuadrave Levski Sofia (Bullgari) dhe VBC Cheseaux (Zvicër).

Sfida përfundoi me rezultat 3:2 në të mirë të skuadrës bullgare (16-25, 12-25, 25-16, 25-19, 15-11), në një përballje tejet dinamike dhe me nivel të lartë loje, ku Elezaj tregoi profesionalizëm dhe qetësi shembullore në menaxhimin e ndeshjes.

Kjo paraqitje e radhës e gjyqtarit kosovar në garat evropiane dëshmon rritjen e kredibilitetit dhe reputacionit të arbitrave të Kosovës në arenën ndërkombëtare të volejbollit. /Kosova.info/


Go to TOP