Abdixhiku: Prishtina flet e para, qytetarët vendosin për fatin e Kosovës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka vizituar lagjen Dardani në Prishtinë duke theksuar rëndësinë e votës së qytetarëve për LDK-në dhe për drejtimin e përgjithshëm të Republikës. Sipas tij, vota për LDK-në nuk është vetëm për një parti, por për normalitet, punë, institucione funksionale dhe zhvillim urban.

Abdixhiku u shpreh se qytetarët e Prishtinës kanë një rol kyç në përcaktimin e drejtimit të Kosovës: “Kur Prishtina flet, e dëgjon e gjithë Kosova.” Ai vlerësoi punën e kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, i cili sipas tij ka kthyer idetë në rezultate konkrete dhe ka bërë që qyteti të jetë shembull i zhvillimit urban dhe planifikimit të mençur.

Kreu i LDK-së u bëri thirrje qytetarëve që të dielën, më 9 nëntor, të votojnë për një katërvjeçar zhvillimi, dinjiteti dhe stabiliteti duke nënvizuar: “Prishtina flet e para.” /Kosova.info/


Go to TOP