Arsenali fiton në Pragë, Frankfurt merr barazim në Napoli
Arsenal ka shënuar edhe një fitore bindëse në Champions League, duke e mundur Slavia Prague me rezultat 3-0 në “Fortuna Arena”. E, Eintracht Frankfurt ka arritur të marrë një pikë të vlefshme në transferte, duke barazuar 0-0 me Napoli në “Stadio Diego Armando Maradona”.
Në Pragë, Bukayo Saka e ka zhbllokuar ndeshjen nga penalltia në minutën e tridhjetë, pasi gjyqtari e ka kontrolluar VAR dhe ka konstatuar prekjen me dorë brenda zonës.
Vetëm tridhjetë e gjashtë sekonda pas fillimit të pjesës së dytë, Mikel Merino e ka dyfishuar epërsinë, ndërsa në minutën e shtatëdhjetë e dytë e ka vulosur fitoren me golin e tretë personal dhe të ekipit.
Në ndeshjen tjetër, Napoli e ka dominuar pjesën e parë, por nuk ka arritur ta zhbllokojë rezultatin. Frankfurti është përmirësuar dukshëm në fraksionin e dytë dhe ka pasur disa tentativa të rrezikshme, por pa sukses.
Sonte gjithashtu zhvillohen edhe shtatë ndeshje të tjera.
