Alonso beson te Wirtz do të tregojë shumë shpejt klasin e tij te Liverpool

Trajneri i Real madrid, Xabi Alonso, ka shprehur besimin e plotë te Florian Wirtz, pavarësisht fillimit të vështirë të tij te Liverpool.

Alonso dhe Wirtz, i cili tash nuk gjendet te Leverkusen po te Liverpool, do të përballen për herë të parë që nga largimi i tyre nga Gjermania, kur Real Madrid viziton Liverpool në Champions League të martën. 

“Është një ndryshim i madh për të të vijë këtu pas shumë viteve në Gjermani. Ai ka cilësi, personalitet dhe është shumë konkurrues… Kam besim te Flo”, ka thënë Alonso. “Ai ishte shumë i veçantë dhe një nga arsyet pse unë jam këtu. Jam mirënjohës ndaj tij dhe shpresoj se shumë shpejt do të tregojë cilësinë dhe klasën e tij”. 

Alonso ka folur edhe për situatën e Trent Alexander-Arnold, i cili ka pasur një fillim të vështirë në Madrid për shkak të një lëndimi dhe preferencës së trajnerit për Federico Valverde në mbrojtjen e djathtë. “Ai ka cilësi të jashtëzakonshme. Ne duhet ta ndihmojmë të japë më të mirën, sepse është një lojtar i veçantë”, ka shtuar Alonso.


Go to TOP