Barcelona fiton ndaj Elche dhe i afrohet Real Madrid

Barcelona ka shënuar fitore 3:1 ndaj Elche në “Montjuïc”, dhe tashmë afrohet në pesë pikë nga lideri Real Madrid.

Ky është triumfi i nëntë radhazi i katalunasve ndaj Elche. 

Katalunasit mbajnë hapin në luftën për titull, duke mos lejuar Real Madrid të shkëputet.

Barcelona e ka nisur ndeshjen me dy gola të shpejtë. Në minutën e tetë, Lamine Yamal e ka shënuar golin e parë, ndërsa vetëm katër minuta më vonë Ferran Torres e ka dyfishuar epërsinë pas një kundërsulmi të shpejtë.

Elche nuk është dorëzuar dhe pak para pushimit e ka ngushtuar diferencën me golin e Rafa Mir, i cili e ka shfrytëzuar një lëshim të mbrojtjes së Barcelonës.

Në pjesën e dytë, katalunasit kanë vazhduar presionin dhe Marcus Rashford e ka shënuar golin e tretë, duke vulosur fitoren 3:1.

Barcelona tashmë ka gjashtë fitore në shtatë ndeshjet e fundit në shtëpi, ndërsa Elche mbetet në krizë me katër ndeshje rresht pa fitore në La Liga.


Go to TOP