Abdixhiku nis fushatën në Prishtinë: Përparim Rama edhe 4! Fitore më 9 nëntor

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka nisur fushatën zgjedhore në Kryeqytet me një tubim në Kodrën e Trimave duke e cilësuar Prishtinën si pikënisjen e fitores së madhe të LDK-së më 9 nëntor.

“Prishtina flet e para! Drejt fitores së madhe në Kryeqytet. S’mund të nisim asgjë në Prishtinë, pa Kodrën e Trimave; prandaj dhe rrugëtimin njëjavor e nisëm nga këtu,” u shpreh Abdixhiku.

Ai theksoi se për LDK-në, Prishtina është zemra e ndryshimit dhe simboli i zhvillimit demokratik duke dhënë mbështetje të plotë për kryetarin aktual të komunës, Përparim Rama, i cili garon për një mandat të dytë.

“Përparim Rama edhe 4! Për Prishtinën, për Lidhjen tonë, për Republikën,” deklaroi Abdixhiku duke u bërë thirrje qytetarëve për mobilizim të gjerë në ditën e zgjedhjeve. /Kosova.info/


Go to TOP