PDK dhe LDK nënshkruajnë koalicionin në Mitrovicë
Sot është bërë zyrtare marrëveshja e bashkëqeverisjes në Mitrovicë ndërmjet Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).
Sipas kësaj marrëveshjeje, LDK-ja do të udhëheqë me katër drejtori komunale dhe do të ketë gjithashtu pozitën e kryeshefit ekzekutiv.
Emrat që do të marrin drejtimin e drejtorive janë: Muhamet Oti; Xhevdet Ferizi; Murat Gjakolli dhe Oltion Ahmeti.
Ndërkohë, Faik Tmava do të jetë kryeshef ekzekutiv, ndërsa Gëzim Plakolli do të ushtrojë detyrën e nënkryetarit.
Kjo marrëveshje vjen pas disa javësh negociatash ndërmjet dy partive, me synim krijimin e një shumice stabile për funksionimin e institucioneve komunale dhe koordinimin në politikat zhvillimore lokale. /Kosova.info/
