Inter fiton në sekondat e fundit kundër Verona

Inter ka marrë tri pikë të mëdha në transfertë ndaj Hellas Verona, duke fituar 2:1 me gol të shënuar në kohën shtesë.

Inter e ka nisur ndeshjen më mirë dhe ka shënuar golin e parë në pjesën e parë. Ka qenë Piotr Zielinski ai që ka realizuar pas një topi të ardhur nga këndi i Calhanoglu.

Verona nuk është dorëzuar dhe një aksion i nisur nga Gift Orban është finalizuar me gol nga Giovane.

Në pjesën e dytë, Inter ka pasur vështirësi duke mos arritur të rrezikojë shumë, edhe pasi trajneri Chivu ka futur në lojë futbollistë si Dumfries, Barella dhe Dimarco.

Megjithatë, në minutat e fundit të ndeshjes, një harkim i Barella është devijuar nga mbrojtësi i Verona, Martin Frese, dhe topi ka përfunduar në rrjetë për 2:1.

Kjo humbje e lë Verona në zonën e rënies nga liga, ndërsa Inter afrohet në krye të tabelës dhe tani është vetëm një pikë larg Napoli.


Go to TOP