Krasniqi: Kjo shoqëri e meriton Albin Kurtin, sepse pajtohet me të keqen
Profesori dhe publicisti Milazim Krasniqi ka reaguar ashpër ndaj situatës aktuale politike në vend duke thënë se sjellja e shoqërisë kosovare e ka bërë të mundur sundimin e Albin Kurtit dhe qeverisjen e tij.
Në një reagim publik, Krasniqi ka theksuar se qytetarët, përmes heshtjes dhe pajtimit me padrejtësitë, po lejojnë degradimin institucional dhe ekonomik të vendit.
“Kur e shikon hollë, kjo shoqëri e meriton Albin Kurtin. Pse? Kjo shoqëri pajtohet me masat e BE-së ku humben miliona euro, me masat e SHBA ku rrezikohet interesi ynë strategjik, pajtohet me politikat shkatërrimtare ndaj bizneseve, me presionet ndaj sindikatave, mediave e drejtësisë, pajtohet me dominimin e mafisë energjetike në treg, pajtohet me bllokimin e Kuvendit e qeverisë, pajtohet me urrejtjen e qeverisë ndaj opozitës,” ka shkruar Krasniqi.
Ai ka përmbyllur reagimin me një paralajmërim të qartë: “Nëse pajtoheni me të keqen, e keqja u sundon.” /Kosova.info/
