Dërgohen në mbajtje për 48 orë dy persona të dyshuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë” në Mitrovicë të Veriut

Me datë 01.11.2025, rreth orës 04:50, policia është informuar për një rast vjedhje në rrugën “Dervarska” në Mitrovicë të Veriut.

Sipas deklarimeve të ankuesit, dy persona të dyshuar kishin hyrë me forcë në lokalin e tij dhe nga aty kishin vjedhur një shumë të parave.

Njëri nga të dyshuarit ishte ndaluar nga punëtorët e një kompanie të sigurimit fizik, ndërsa personi tjetër ishte larguar nga vendi i ngjarjes. Pas një pune hetimore-operative, policia ka arritur ta lokalizojë dhe ta arrestojë edhe të dyshuarin e dytë. Të dy personat janë shoqëruar në stacionin policor për intervistim.

Të arrestuarit janë:

K.C. (28 vjeç) dhe

Z.M. (42 vjeç).

Gjatë kontrollit, tek të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një shumë e parave që dyshohet se ka lidhje me rastin.

Nga hetimet e deritanishme, ekzistojnë dyshime se të njëjtit mund të jenë të përfshirë edhe në dy raste të tjera të vjedhjeve të raportuara ditëve të fundit, ndërsa njëri nga të dyshuarit e ka pranuar përfshirjen në këto raste gjatë fazës së intervistimit.

Të gjitha veprimet e ndermarrura i jane paraqitur Prokurorit te Shtetit, i cili me aktvendim ka urdhëruar ndalimin e të dy personave për 48 orë, ndërsa është inicuar rasti “Vjedhje e rëndë”.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe arrestimin e të gjithë personave që kryejnë apo tentojnë kryerjen e veprave penale. /Kosova.info/


Go to TOP