Ferizaj i merr një pikë Ballkanit në Suharekë
Ferizaj e ka befasuar Ballkanin në Javën e dymbëdhjetë të Superligës së Kosovës në futboll, duke arritur të marrë një pikë në ndeshjen e zhvilluar të shtunën në Suharekë.
Skuadra vendase ka kaluar në epërsi në minutën e gjashtëmbëdhjetë me golin e Hamidit, por Ferizaj ështv kundërpërgjigjur në pjesën e dytë, vetëm tri minuta pas rifillimit, kur Haxhimusa ka shënuar për 1:1.
Rezultati ka mbetur i pandryshuar deri në fund, duke i prishur planet e Ballkanit për t’u ngjitur në krye të tabelës.
Sot zhvillohet edhe ndeshja tjetër e kësaj jave mes Prishtinës dhe Gjilanit.
Aktualisht tabelën e udhëheq Prishtina me njëzet e pesë pikë. Ballkani është i dyti me njëzet e tri pikë, ndërsa Ferizaj gjendet në vendin e shtatë me katërmbëdhjetë pikë.
Prev Post
Thyhet objekti i stadiumit të Arbërisë
