Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Zvicër, këto janë çmimet
Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka njoftuar se ka nisur shitja e biletave për ndeshjen ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës, e cila do të zhvillohet më 18 nëntor 2025, në orën 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Të gjithë tifozët mund t’i sigurojnë biletat e tyre përmes platformës zyrtare online: eu.ebileta.al.
Çmimet e biletave për këtë përballje janë:
Veri dhe Jug: 10 euro
Lindje: 20 euro
Perëndim: 30 euro
VIP: 100 euro
Ndeshja pritet të ngjallë interes të madh te publiku, pasi përballen dy kombëtare me lidhje të veçanta emocionale dhe sportive, në një duel që mund të jetë vendimtar në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Botëror 2026. /Kosova.info/
