Shehu: Koalicioni ynë është me qytetarët, jo me pazare politike – më 9 nëntor fitorja në Junik do të thellohet

Kryetari aktual dhe kandidati për kryetar të Junikut, Ruzhdi Shehu, ka njoftuar për vazhdimin e punimeve infrastrukturore në komunë duke theksuar përkushtimin e tij për zhvillimin e çdo lagjeje.

“Sot kemi vazhduar me asfaltimin e rrugëve në lagjen Goqaj, ndërsa janë zhvilluar edhe punime në rrugën e Bjeshkës,” ka deklaruar Shehu.

Ai ka shfrytëzuar rastin për të komentuar edhe koalicionin e arritur mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Junik duke e cilësuar atë si një përpjekje të kotë përballë vullnetit të qytetarëve.

“Urojmë Gllogjanin për koalicionin VV-AAK. Këtë herë, më 9 nëntor, humbja e tyre nuk do të jetë për 400 vota si në rundin e parë, por do të thellohet në 700. Koalicioni ynë është me qytetarët e Junikut,” ka theksuar Shehu.

Ai ka përsëritur se fokusi i tij dhe ekipit që udhëheq mbetet te projektet konkrete që përmirësojnë jetën e banorëve duke siguruar se puna për Junikun do të vazhdojë me intensitet të plotë. /Kosova.info/


Go to TOP