Rahoveci 029 prezanton basketbollistin kanadez Julian Roche

Rahoveci 029 po synon ta rrisë konkurrencën në skuadër në synimet e tij për sezonin aktual.

Skuadra nga qyteti i rrushit ka bërë një përforcim të ri në radhët e veta, duke prezantuar sot basketbollistin kanadez Julian Roche. 

Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook të klubit. Roche është i gjatë 2.12 m dhe do të luajë në pozitën e qendrës.

“Welcome Julian Roche. Roche i bashkohet rrugëtimit tonë 
Me gjatësi 2.12 cm, qendra kanadeze sjell përvojë, energji dhe prezencë të fuqishme nën kosh. Së fundmi, ai ishte pjesë e NH Ostrava. Mirë se vjen, Roche!”, ka shkruar skuadra rahoveciane. 

Go to TOP