Prishtina mposht Dukagjinin dhe ruan distancën me ndjekësit në tabelë

Prishtina ka vazhduar ecurinë e mirë të rezultateve në Superligën e Kosovës në futboll. 

Prishtina të shtunën fitoi 2:0 ndaj Dukagjinit. 

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë i takoi javës së dhjetë. 

Prishtina të dy golat e fitores i shënoi në pjesën e parë. 

Golin e parë e realizoi Hamdi Namani në minutën e 32-të. 

Mario Ilievski e realizoi golin e dytë shtatë minuta më pas. Ai u asistua nga Valmir Veliu. 

Për Prishtinën është fitorja e gjashtë radhazi. Është lidere me 25 pikë. Ka gjashtë pikë më shumë se vendi i dytë që e zë Ballkani.

Për skuadrën nga Klina, Dukagjini, ishte disfata e dytë radhazi. Bie në pozitën e katërt me 14 pikë.


Go to TOP