Tregu Mobil në Prishtinë, mundësi për prodhuesit vendor

Prej gati tri dekadash, Raza Demolli nga fshati Gllobovicë i Prishtinës merret me kultivimin dhe konservimin e pemëve dhe perimeve.

Këtë të enjte, ajo i ekspozoi produktet e saj në Tregun Mobil të prodhimeve vendore që u mbajt në Sheshin “Adem Jashari” në Prishtinë.

 “Unë merrem me produkte bujqësore, prej pranverës që ia fillojmë nga rasati e deri te konservimi në kavanoz. Janë produkte bujqësore q ë i kulitvojmë vetë, ka të interesuar shumë, ka leverdi. Të gjitha gratë që fillojnë si fillestare të jenë të qëndreshme, të vendosura, të mos jenë të zhgënyera të punojnë një ditë e të thonë nuk po ia vlenë, sepse ia vlenë”, tha Demolli.

 Edhe Kaltrina Rexhepi-Hasani nga fshati Sharban i Prishtinës, ka dy dekada që merret me bletari dhe kultivimin e bimëve të livandës.

 “Përpos bletëve kemi të kultivuar edhe dy hektarë tokë, kam edhe 5 ari serrë. Bletët i kemi nga viti 2006 ku lartësia mbidetare mbi 980 metër ku ajri është i pastër e larg pesticideve dhe mjalti del shumë i pastër”, tha ajo.

Edhe qytetarët u shprehën të interesuar për të blerë produktet vendore, duke thënë se ato janë më cilësore dhe më të lira se produktet në tregjet dhe marketet e zakonshme.

 “I preferoj bio-produktet edhe për shëndet janë më të mira. Dhe më duket që janë mëtë lira se këto supermarketet”, tha qytetari …

Tregu Mobil është i hapur tri herë në javë: të martën në Sheshin “Zahir Pajaziti”, të mërkurën në bulevardin “Bill Clinton” dhe të enjten në sheshin “Adem Jashari”, nga ora 07:00 e mëngjesit deri në orën 18:00.


Go to TOP