Gjendet i vdekur personi që u raportua i zhdukur në Prishtinë
Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim ka njoftuar se, pas kërkimeve intensive, është gjetur pa shenja jete personi J.J, i cili ishte raportuar i zhdukur në lagjen Velania të Prishtinës.
“Trupi i pajetë është lokalizuar nga pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe pjesëtarët e Shoqatës së Kosovës për Kërkim-Shpëtim (SHKKSH), në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe institucionet e tjera relevante” thuhet në njoftim.
Tutje Shoqata ka falënderuar ekipet për profesionalizmin dhe përkushtimin gjatë operacionit të kërkimit. /Kosova.info/
