Rama: 2 mijë qen më pak
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, njoftoi për rezultatet e arritura në menaxhimin e qenve endacakë në kryeqytet. Ai tha se tashmë ka rreth 2,000 qen më pak në rrugë, falë një sistemi që lejon qytetarët të adoptojnë kafshët endacake.
“Problemi me qentë endacakë ka qenë më i madhi në kryeqytet, deri sa sot nuk përmendet. Arsyeja është sepse kemi krijuar një sistem që u mundëson qytetarëve të adoptojnë qen endacak. Sot kemi 2 mijë qen më pak në rrugë,” tha Rama.
Ai gjithashtu prezantoi strehimoren e re, e cila ofron trajtim më human dhe me dinjitet për kafshët duke siguruar njëkohësisht siguri shtesë për qytetarët dhe fëmijët.
“Këta bukurosha janë të sigurt, të trajtuar dhe të gatshëm për adoptim në familje,” shtoi Rama. /Kosova.info/
