Napoli tronditet nga Torino

Torino ka befasuar kampionin e Italisë, Napolin, duke e mposhtur 1:0 në “Stadio Olimpico Grande Torino”, në një ndeshje të luftuar deri në fund.

Pas disa tentimeve të pasuksesshme në fillim, vendasit e kanë gjetur golin vendimtar në minutën tridhjetë e një me Giovanni Simeone, i cili e ka shfrytëzuar një top të lirë në zonë dhe e ka kaluar me qetësi portierin Vanja Milinkovic-Savic.

Napoli ka pasur raste të mira me Kevin De Bruyne dhe Lorenzo Lucca, por nuk ka arritur ta gjejë rrjetën. Në minutat e fundit, skuadra mysafire e ka shtuar presionin, ndërsa një goditje e Matteo Politano është ndalur në shtyllë dhe më pas Noa Lang ka shënuar, por goli është anuluar nga VAR për pozitë jashtë loje.

Kjo është vetëm fitorja e dytë e Torinos në këtë sezon të Serie A, por e para ndaj Napoli që nga viti 2015. Ndërkohë, kampionët italianë e kanë regjistruar humbjen e dytë në tri ndeshjet e fundit të kampionatit dhe të tretën radhazi si mysafirë. 

Edhe pas kësaj humbje, Napoli mbetet në krye të tabelës së Serie A, me pesëmbëdhjetë pikë, aq sa ka edhe Roma. 


Go to TOP