Kraki: Fatmir Sheholli, spiun i Serbisë, mungoi dje në protestën në Tiranë
Deputeti i Vetëvendosjes, Nezir Kraki, ka reaguar pas protestës së mbajtur dje në Tiranë për mbështetje të ish-udhëheqësve të UÇK-së. Kraki theksoi mungesën e Fatmir Shehollit, të cilin e cilësoi si “spiun të Serbisë dhe mik të ngushtë të shumë prej atyre që ishin në rreshtin e parë”.
Sipas Krakit, Serbia ka shumë individë si Sheholli në mesin e institucioneve dhe shoqërisë sonë, dhe kjo sipas tij ka shpjeguar edhe realizimin e shpejtë të Gjykatës Speciale dhe aktivitetin e lobuesve që e mbështetën atë.
Deputeti përfundoi mesazhin me një deklaratë të fortë: “#Kosova Shtet”. /Kosova.info/
