Fundjavë me mot të paqëndrueshëm: shi të shtunën, kthjellime të dielën
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, kjo fundjavë do të karakterizohet me ndryshime të dukshme të kushteve atmosferike.
E shtunë, 18 tetor: Parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6°C dhe 9°C, ndërsa maksimalet ditore pritet të arrijnë nga 11°C deri në 14°C. Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi prej 1 deri në 6 metra për sekondë.
E diel, 19 tetor: Pas një dite me reshje, e diela do të sjellë kthjellime dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 5°C dhe 7°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 11°C deri në 15°C. Era do të vazhdojë të fryjë nga veriperëndimi, e lehtë deri mesatare.
Fundjava do të sjellë pra një përzierje tipike të tetorit me shi, vranësira dhe periudha me diell, prandaj qytetarëve u rekomandohet të kenë me vete çadër të shtunën dhe të shfrytëzojnë ditën e diel për aktivitete në natyrë. /Kosova.info/
| Komuna (Qyteti) | 18.10.2025 | 19.10.2025 | ||
| Temp. Min. 0C | Temp. Max. 0C | Temp. Min. 0C | Temp. Max. 0C | |
| Prishtinë | 8 | 13 | 6 | 14 |
| Pejë | 8 | 13 | 6 | 14 |
| Prizren | 9 | 14 | 7 | 15 |
| Gjakovë | 9 | 14 | 7 | 15 |
| Istog | 9 | 14 | 7 | 15 |
| Junik | 7 | 13 | 6 | 14 |
| Dragash | 6 | 11 | 5 | 11 |
| Ferizaj | 7 | 12 | 6 | 13 |
| Gjilan | 7 | 12 | 6 | 13 |
| Kamenicë | 7 | 12 | 6 | 14 |
| Besianë | 7 | 12 | 6 | 13 |
| Mitrovicë | 8 | 13 | 6 | 13 |
| Malishevë | 8 | 13 | 7 | 14 |
