Trepça luan mirë, por PAOK fiton

Në ndeshjen e parë të Grupit F të FIBA Europe Cup, PAOK ka arritur të fitojë ndaj kampionit të Kosovës, Trepçës, me rezultatin 85:74.

Takimi është zhvilluar të mërkurën mbrëma në Selanik.

Trepça ka treguar karakter, por nuk i ka mjaftuar për të marrë fitoren në udhëtim. Trajneri Edis Beqiragiq dhe skuadra e tij do të përpiqen të përmirësohen në ndeshjet e ardhshme ndaj ekipeve të tjera në grup, duke përfshirë Braunschweigun dhe Anwilin.

PAOK e ka nisur mirë ndeshjen, duke fituar dy çerekët e parë me rezultat 27-20 dhe 18-13, dhe është vendosur në avantazh prej dymbëdhjetë pikësh pas pjesës së parë (45:33).

Megjithatë, Trepça ështv kthyer më e fortë në pjesën e dytë dhe është afruar në vetëm një pikë para fundit të ndeshjes (71:70), falë paraqitjes së shquar të JaCori Payne dhe Mikaile Tmushiq.

Në çerekun e tretë, Trepça ka arritur të fitojë me 22-18, dhe pjesa e fundit ka qenë më e luftuar, por disa gabime të basketbollistëve kosovarë dhe performanca e mirë e PAOK në fazën e sulmit e kanë vendosur fitoren në favor të grekëve.

Te PAOK, Stephen Brown ka qenë lojtari më i dalluar me tetëmbëdhjetë pikë dhe shtatë asistime, ndërsa K.J. Jackson dhe Thomas Dimsa kanë shënuar katërmbëdhjetë, përkatësisht trembëdhjetë pikë.


Go to TOP