Çka nëse LVV fiton Fushë Kosovën, Obiliqin dhe Prishtinën?
Shkruan: Shenoll MUHARrEMI
Sot përfundova procesimin dhe krahasimet e rezultateve të zgjedhjeve për komunat individuale. Duhet me i shiqu me kujdes rezultatet, me pa për secilën parti si janë trendët dhe cilat janë mësimet e ndryshimet kryesore.
Ajo që kam pa sipërfaqësisht dhe më ka befasuar është situata me LDK-në në bastionin e tyre në qendër.
Aktualisht, nga ajo që shihet, e kemi një situatë ku LDK është seriozisht e rrezikuar nga LVV në tri komuna të qendrës… Fushë Kosovë, Obiliq dhe Prishtinë. Në të tri komunat gjasat janë 50:50 me fitu LVV ose LDK. Në njërën prej tyre LVV ka avantazh më të thellë.
Pyetja thelbësore është çka nëse LVV i fiton Fushë Kosovën, Obiliqin dhe Prishtinën në balotazh?
Kjo kishte me qenë ndoshta një goditje jashtëzakonisht e madhe për LDK-në, diçka që nuk mundem me kuptu çka mund të ndodhë.
Situata është shumë komplekse, për shkak se nuk bëhet fjalë që LDK ka rënie të theksuar, përkundrazi. LDK e ka ruajtur votën që e ka, por LVV është dyfishuar, së paku në Fushë Kosovë dhe Obiliq.
Pra, rritja e LVV-së vjen nga aktivizimi i votave të fjetura më herët. Kjo e bën shumë më të vështirë punën për LDK me fitu në këto komuna.
Zhvillimet rreth këtyre tri komunave munden me qenë mbase edhe situata dhe sfida e fokusit kryesor gjatë balotazhit.
Ajo që do të ndodhë në këto tri komuna do të këtë ndikim struktural në skenën politike në Kosovë dhe mund të i ndikoj zhvillimet në zgjedhjet e ardhshme nacionale.
