Shqipëria mposht Serbinë, Begaj: Ndeshje që do të mbahet mend gjatë

Pas fitores historike të kombëtares shqiptare ndaj Serbisë me rezultatin 1-0 në Leskovac, presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka reaguar përmes një mesazhi, duke përshëndetur performancën e kuqezinjve.

Në një postim në Facebook, Begaj e konsideron ndeshjen e sotme (11 tetor) si historike dhe “fitore të flamurit kuqezi”

“Shqipëri – Serbi 1: 0. Kombëtarja jonë solli gëzim dhe krenari në çdo zemër shqiptare sonte! Një ndeshje që do të mbahet mend gjatë, fitorja e flamurit kuq e zi!”, shkruan Presidenti Begaj

Kombëtarja shqiptare ka triumfuar ndaj Serbisë me rezultatin 0-1 në stadiumin “Dubocica” të Leskovacit, duke ndezur festën në çdo cep të Tiranës. Goli i fitores u shënua nga Rey Manaj në fundin e pjesës së parë, pas një aksioni të shpejtë që përfundoi me një goditje të saktë në rrjetë.

Fitorja e kuqezinjve vjen në një moment kyç për kualifikueset e Botërorit 2026, duke i dhënë Shqipërisë një pozicion të fortë në grup.

Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, kryeqyteti shpërtheu në festë. Tifozët u mblodhën në sheshet kryesore, me flamuj kuqezi, fishekzjarre dhe brohoritje.

Këngë patriotike dhe atmosfera elektrizuese e kthyen Tiranën në një festë kombëtare. /Kosova.info/


Go to TOP